Ulja e tatimit mbi fitimin, Rama: Mundësi për rritjen e punësimit

43
0

Ulja e tatimit mbi fitimin nga 15 % ne 5 % si rezultat i rritjes se xhiros vjetore deri ne 14 milionë lekë po shihet nga sipërmarresit si një mundësi për te zgjeruar aktivitetin e tyre.

Kryeministri Edi Rama vizitoi një sipërmarrje të përfundimit të drurit në zonën e Kasharit, ka inkurajuar sipërmarrësit që të rrisin numrin e të punësuarve.

Sipas tij me rritjen e xhiros vjetore deri në 14 milionë lekë që përfiton nga tatimi mbi fitimin 5%, biznesi i vogël çlirohet nga informaliteti dhe deklarimet abuzive, të cilat bëheshin për të mos paguar detyrimin prej 15% të tatim-fitimit.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj tha se kjo sipërmarrje mobilerie është nga bizneset e krijuara nga emigrantet e kthyer në Shqipëri dhe që ka pasur ecuri pozitive nga viti në vit.

Drejtuesi i sipërmarrjes premtoi se 10% fitimit që do përftohet nga ulja e tatimit mbi fitimin do të shpërndahet për rrogat e punëtoreve dhe investim per makineritë e teknologjisë së re.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here