UNICEF: SHBA deportoi 1.000 fëmijë në mes të pandemisë

Mos i humb

SHBA ka deportuar të paktën 1.000 fëmijë migrantë që nga fillimi i marsit, tha Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).

Fëmijët e pashoqëruar janë kthyer në Meksikë, El Salvador, Guatemala dhe Honduras në mesin e pandemisë së koronavirusit (COVID-19), gjë që paraqet “rrezik serioz për mbrojtjen”, tha UNICEF në një deklaratë.

Drejtorja Ekzekutive e UNICEF-it, Henrietta Fore, ka shprehur shqetësime për përkeqësimin e situatës me pandeminë për fëmijët në lëvizje në rajon.

“Diskriminimi dhe sulmet tani u shtohen kërcënimeve ekzistuese si dhuna e bandave, që i ka shtyrë këta fëmijë të largohen në radhë të parë”, tha Fore.

UNICEF u bëri thirrje qeverive “t’u japin fund dëbimeve dhe deportimeve të fëmijëve të pashoqëruar ose të ndarë” dhe të ndërmarrin masa të mëtejshme për të mbrojtur “mirëqenien e fëmijëve të pambrojtur”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit