“UNRWA do të vazhdojë të ofrojë shërbime për refugjatët palestinezë”

Mos i humb

Komisioneri i përgjithshëm i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Lehtësim dhe Punë për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), Pierre Krahenbuhl, ka bërë të ditur se deficiti buxhetor i UNRWA-së aktualisht qëndron në 200 milionë dollarë.

Në një konferencë për media në qytetin Gaza, Krahenbuhl u zotua se sidoqoftë agjencia do të vazhdojë të ofrojë “shërbime për refugjatët palestinezë ashtu si është mandatuar nga OKB”.

Krahenbuhl theksoi se UNRWA nuk kursen asnjë përpjekje për të rritur fondet e nevojshme. Vitin e kaluar, pohoi ai, 42 vende dhe organizata ndihmuan UNRWA-n të tejkalonte krizën financiare.

Ndihma e vazhdueshme financiare, sipas Krahenbuhl mbetet thelbi i ruajtjes së sigurisë dhe dinjitetit të refugjatëve”.

Izraeli, nga ana e tij, ka vazhduar të kërkojë fundin e UNRWA-së dhe të gjitha aktivitetet e saj.

Në muajin gusht të vitit të kaluar, administrata e SHBA-ve ndaloi të gjithë mbështetjen financiare për UNRWA-n, duke e thelluar agjencinë në një krizë të madhe financimi.

Shumë palestinezë besojnë se masa ka për qëllim të minojë të drejtën e refugjatëve palestinezë që të kthehen në shtëpitë e tyre në Palestinën historike, nga e cila u detyruan të largohen në vitin 1948 për t’i hapur rrugën shtetit të ri të Izraelit.

UNRWA u krijua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1949. Ajo ka për detyrë të ndihmojë dhe të mbrojë refugjatët palestinezë në Jordani, Siri, Liban, Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli dhe në Rripin e Gazës së bllokuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit