Ushtria e Libisë shkatërron sisteme të mbrojtjes ajrore të milicëve të Haftarit

Mos i humb

Ushtria e Libisë njofton se ka shkatërruar edhe 3 sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore të prodhimit rus që Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë siguruar për milicët e Khalifa Haftar, lideri i forcave të armatosura jolegjitime në lindje të vendit.

Zëdhënësi zyrtar i Ushtrisë së Libisë, Mohamed Qanunu, në një deklaratë me shkrim njoftoi se që nga mbrëmë kanë shkatërruar 3 sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore “Pantsir” të prodhimit rus që EBA ka siguruar për milicët e Haftarit.

Njësitë artilerike dhe droni me armë (SIHA) kanë shkatërruar dy sisteme të mbrojtjes ajrore “Pantsir” të prodhimit rus që i përkisnin milicëve të Haftarit në qytetin Tarhuna dhe një sistem të mbrojtjes ajrore në rojin Al-Vishka në jug të Sirte.

Elementët ajrorë të ushtrisë së Libisë, bashkë me një sistem të mbrojtjes ajrore që goditën në orët e para të mëngjesit në qytetin Tarhuna, në 8 orët e fundit kanë shkatërruar gjithsej 4 sisteme të mbrojtjes ajrore “Pantsir” që EBA ka siguruar për milicët e Haftarit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit