Vasili: Prokuroria për Krimet e Rënda, vegël në duart e Ramës

Mos i humb

Petrit Vasili ka reaguar përmes Facebook-ut pas vendimit të gjykatës që la në arrest me burg Dashamir Xhikën, ish-kreu i ARRSh-së, i vendosur në këtë post nga LSI në qeverinë “Rama 1”.

“Prokuroria e Krimeve të Rënda tashmë vegël në duart e Kryeministrit, dështoi me akuzat në gjyqin ndaj Z. Xhika, një ish-nëpunes i shtetit dhe sot që pa gdhirë, me urdhër politik shpiku një tjetër akuzë ndaj tij”, shkruan Vasili.

Sipas kreut të grupit parlamentar të LSI-së, kjo prokurori i dha fund besimit të shqiptarëve tek drejtësia.

“Prokurorinë e Ramës, Markut e Xhafës nuk e beson më askush. Prokuroria që nuk lufton drogën e korrupsionin e ministrave është qartazi përkrahëse edhe drogës dhe korrupsionin dhe do të mbulojë diellin me shoshë duke shkelur ligjin me të dyja këmbët për të dënuar një ish-nëpunës vetëm e vetëm për tërhequr vëmendjen nga batërdia qeverisjes kriminale e korruptive që po shkaterron vendin”, thotë ai.

Vasili paralajmëron prokurorët.

“Rama jep urdhra politike, por nuk firmos, ndërsa prokurorët po firmosin dhe po shkelin e dhunojnë ligjin, përgjegjësia për ta është individuale për sot e për mot dhe shpejt a vonë asnjë nuk i shpëton dot kurrë kësaj përgjegjësie”, mbyll reagimin e tij Petrit Vasili./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit