Vdes edhe një pacient me COVID-19 në Kosovë

Mos i humb

Kosovë : 9 pacientë me Covid-19 në Infektivë, 2 në gjendje të rëndë

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot janë të hospitalizuar 11 pacientë. Prej tyre të sëmurë me Covid- 19 janë gjithsej...

Konfliktet kanë zhvendosur mbi 600 mijë njerëz në mes të COVID-19

Raporti "Shkëmbimi i zjarrit dhe COVID-19": Krizë e dyfishtë për civilët e zhvendosur nga NRC thotë se "vendet e prekura nga konflikti...

Japonia ka përgatitur pakon më të madhe të stimujve ekonomikë në botë

Sipas mediave japoneze, buxheti shtesë rekord u miratua nga kabineti i kryeministrit Shinzo Abe, ndërsa qëllimi i tij kryesor është të ndihmojë...

Kurti: Kushtetuesja të interpretojë dekretin, e jo të vendos norma të reja

Derisa kanë mbetur edhe tri ditë kohë prej kur Gjykata Kushtetuese pritet të marrë vendim për kushtetutshmërinë e dekretit për mandatarin, kryeministri...

Edhe një pacient më COVID-19 ka vdekur në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur IKSHP.

Po ashtu janë regjistruar edhe 19 raste të reja me COVID-19, ndërsa 6 pacientë janë shëruar.

Kjo është komunikata e plotë:

Sot, më 07 prill 2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 259 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej nëntëmbëdhjetë (19) prej tyre kanë rezultuar pozitive (në tre turne testimi).

Rastet pozitive janë raste kontakti, shtatë (7) prej tyre me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, tre (3) me vendbanim në Prishtinë, dy (2) me vendbanim në Senik-Malishevë dhe me nga një (1) rast nga vendbanimet në Llashkadrenovc-Malishevë, Sazli-Ferizaj, Ujmir-Klinë, Gjakovë, Gjilan, Topanicë- Kamenicë dhe Vushtrri.

Sot më 07 prill 2020, janë shëruar edhe gjashtë (6) pacientë, derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tridhjetë (30).

Nga data 08 shkurt deri më 07 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.352 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 184 me 5 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese (rasti i fundit nga Klinika Infektive me sëmundje shoqëruese infiltrim pulmonar, diabet tip 2, nefropati diabetike, tumor i gjëndrrës mbiveshkore të majtë, hipertension arterial dhe obezitet).

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.589 kontakte të rasteve.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 7 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 1.418.925 raste të COVID-19 dhe 81.507 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (391.665), Spanjë (140.617), Italia (135.586), Francë (109.069), Gjermani (107.458), Kina (81.740), Mbretëri të Bashkuar (55.242), Turqi (34.109), Zvicër (22.253), Austria (12.633), Serbi (2.447), Greqi (1.832), Kroaci (1.282), Slloveni (1.059), Maqedoni e veriut (599), Shqipëri (383) dhe Mali i Zi (241).

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Rusi, rritet mbi 370 mijë numri i rasteve me COVID-19

Në një deklaratë nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Infeksionit të Koronavirusit në Rusi thuhet se në 24 orët e fundit...

Vuçiç: Vendimi i Malit të Zi për shtetasit e Serbisë është politik

Ai para gazetarëve tha se Serbia nuk do të marrë vendim për ndalimin e shtetasve malazezë në kufijtë e tyre.

Ekonomia e Eurozonës në vitin 2020 do të tkurret 8 deri 12 për qind

Shefja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, tha se ekonomia e Eurozonës këtë vit do të tkurret prej 8 deri 12...

Japonia ka përgatitur pakon më të madhe të stimujve ekonomikë në botë

Sipas mediave japoneze, buxheti shtesë rekord u miratua nga kabineti i kryeministrit Shinzo Abe, ndërsa qëllimi i tij kryesor është të ndihmojë...

Maqedonia e Veriut konfirmon tre vdekje dhe 25 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 622 testime, ndërsa janë regjistruar 25 raste të reja me COVID-19, ndërsa Instituti për shëndet...