Venezuelë, 78 të vdekur nga zjarri në një burg

Mos i humb

Të paktën 78 persona e kanë humbur jetën në zjarrin që shpërtheu në rajonin Carabobo të Venezuelës.

Burgu ndodhet në qytetin Valencia, që ndodhet rreth 160 kilometra nga kryeqyteti Karakas. Mediat lokale, duke cituar deputetin Juan Miguel Matheus, kanë raportuar se në mesin e viktimave ndodhen 10 gra.

Familjarët e të burgosurve janë para ndërtesës së burgut duke pritur përgjigje ndërsa Matheus pohon se është e nevojshme të bëhet një listë e personave të vdekur.

Ai potencon se në mesin e viktimave ka edhe nga vizitorët të cilët në atë moment ndodheshin në burg.

Burimet lokale raportojnë se zjarri ka mundësi të jetë shkaktuar nga të burgosurit të cilët i kanë vënë zjarrin shtretërve duke u përpjekur të arratisen nga burgu.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit