Veseli për taksën, Serbia duhet ta respektojë Kosovën si shtet i pavarur

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, folur për taksën ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, ndërsa ka theksuar se Serbia duhet të respektojë Kosovën si shtet të pavarur.

Ai ka vlerësuar se kjo masë nuk e lëkund partneritetin me SHBA-në dhe se Amerika nuk ka bërë kërkesë për heqje të kësaj takse.

Veseli ka thënë se Serbia duhet të respektojë Kosovën si shtet të pavarur.

“Taksa 100 % i ka bërë mirë Serbisë dhe ka qenë reaksion i agresivitetit që e ka sjellë Serbia. Serbia për një kohë të gjatë ka qenë tepër agresive dhe nuk e ka respektuar Kosovën. Do ta bëjmë çdo ditë që Serbia ta ndjejë dhe respektojë këtë shtet tonë të pavarur dhe sovran. Çdo vendim dhe veprim yni nuk është i drejtuar kundër asnjë qytetari dhe komuniteti etnik. Të jenë të sigurt, në gjithë jetën time politike ka veç një partner për vendin dhe kombin tim – Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Veseli pas Mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Nuk do ta dëmtojmë këtë partneritet dhe as nuk do të lejojmë që dikush të na dëmtojë. Ne jemi vend perëndimor dhe vend krenar që kemi raporte të shkëlqyeshme me SHBA-të”, .

Veseli ka thënë se: Letra e presidentit Donald Trump, qëndrimet e këtij ambasadori të SHBA-ve që bart qëndrimet e SHBA-ve janë mesazhe që i marrim shumë seriozisht dhe janë mesazhe të miqësisë tonë të përbashkët, partneriteti me SHBA-të do të jetë i përjetshëm. Ka një kërkesë që t’i jepet perspektivë dhe fuqi Kosovës, në procesin e dialogut. Nuk ka kërkesë për heqjen e taksës, ka kërkesë që t’i jepet mundësi procesit të dialogut në të cilin do të veprojmë bashkërisht.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit