Ballina Shëndetësi Video që ju bën ta lini duhanin: Dallimi mes mushkërive të shëndetshme...

Video që ju bën ta lini duhanin: Dallimi mes mushkërive të shëndetshme dhe atyre të duhanpirësve!

28
0

A dëshironi ta dini se çfarë me të vërtetë i bëjnë cigaret trupit tuaj?

Kjo video tronditëse e tregon dallimin mes mushkërive të një duhanpirësi dhe atyre të një personi të shëndetshëm, transmeton Telegrafi.

Në video janë dy palë mushkëri, ato të një duhanpirësi që mbajnë ngjyrë të zezë dhe kanë problem të fryhen, dhe ato të kuqet që i përkasin një personi të shëndetshëm që nuk pinë duhan.

Siç mund ta shihni edhe vet në videon e mëposhtme, mushkëritë e një personi që nuk pinë duhan arrijnë të mbushen me kapacitet edhe para se të shfryhen normalisht.

E ngarkuar në internet nga Amanda Eller, infermiere, videoja ka arritur të bëjë xhiron në internet dhe të merr miliona shikime.

Vlen të ceket se duhanpirja është përgjegjëse për 30% të vdekjeve nga kanceri dhe 87% përgjegjëse për të gjitha vdekjet nga kanceri i mushkërisë.

Shpresojmë se kjo video do t’ju shërbejë si inspirim për ta larguar këtë shprehi të keqe!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here