Vitia: Në rast neglizhence nuk do të mund t’i përballojmë fluksit me COVID-19

Mos i humb

Shemben dy diga në Michigan, përmbytje dhe pandemi

Më shumë se 10 mijë banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në Miçigan, pasi dy diga u shembën si pasojë e...

Italia rihap aeroportet më 3 qershor

Të gjitha aeroportet italiane do të jenë në gjendje të rihapen nga 3 qershori, njoftoi të sot Ministrja e Transportit dhe Infrastrukturës,...

Pesë gjëra fantastike që bën truri kur je në gjumë

Njeriu shpenzon një të tretën e jetës së tij duke fjetur gjumë. Ky informacion është mjaft domethënës, sidomos për faktin se gjumi...

Publikohen fotot e para jozyrtare të Samsung Galaxy Note 20 Plus

Janë publikuar fotot e para të ‘bishës’ teknologjike të Samsung Note 20 Plus. Sipas “Pigtou”, ndryshimi më i madh...

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë serish thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’iu përmbahen rekomandimeve të dhëna nga institucionet shëndetësore në lidhje me parandalimin e përhapjes me COVID-19 në vend, ku deri më tash janë regjistruar 91 raste, prej tyre një i shëruar dhe një me përfundim fatal.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia në një video-konferencë për media ka bërë të ditur se deri më tash janë kryer 1037 testime të dyshuara me COVID-19, ku sot ka pasur 36 pacientë prej të cilëve, 31 janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe pesë në gjendje më të rëndë.

“Deri tani sipas të dhënave nga IKSHP, në Kosovë janë kryer 1037 testime të mostrave të dyshuara me COVID prej të cilave 91 raste kanë rezultuar pozitive, një ka vdekur dhe një është shëruar dhe është lëshuar në shtëpi. Sipas Klinikës Infektive, sot aty ka pasur 36 pacientë të hospitalizuar prej të cilëve, 31 janë në gjendje shëndetësore stabile dhe pesë në gjendje më të rëndë me tretman oksigjeno-terapi. Shifrat me COVID-19 ndryshojnë çdo ditë dhe do t’ju informojmë në kohën reale sikur deri më tash. Qeveria e Kosovës ditë më parë ka ndërmarrë masën e kufizimit nga ora 10-16.00 dhe nga 20.00-06.00, por pas analizave të efekteve të kësaj mase dhe kërkesave që të shkohet në masa më efektive, Qeveria ka vendosur që koha e lëvizjes të kufizohet nga ora 17 deri në ora 6 të mëngjesit. Kërkojmë që koha e lejuar për qarkullim të mos kuptohet si një hapësirë për të rrezikuar shëndetin e qytetarëve të Kosovës, por të respektohet lëvizja në rrugë të mos bëhet jo më shumë se dy persona dhe të mbahet në distancë prej dy metra me të tjerët”, tha Vitia.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Rusi, rritet mbi 370 mijë numri i rasteve me COVID-19

Në një deklaratë nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Infeksionit të Koronavirusit në Rusi thuhet se në 24 orët e fundit...

Vuçiç: Vendimi i Malit të Zi për shtetasit e Serbisë është politik

Ai para gazetarëve tha se Serbia nuk do të marrë vendim për ndalimin e shtetasve malazezë në kufijtë e tyre.

Ekonomia e Eurozonës në vitin 2020 do të tkurret 8 deri 12 për qind

Shefja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, tha se ekonomia e Eurozonës këtë vit do të tkurret prej 8 deri 12...

Japonia ka përgatitur pakon më të madhe të stimujve ekonomikë në botë

Sipas mediave japoneze, buxheti shtesë rekord u miratua nga kabineti i kryeministrit Shinzo Abe, ndërsa qëllimi i tij kryesor është të ndihmojë...

Maqedonia e Veriut konfirmon tre vdekje dhe 25 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 622 testime, ndërsa janë regjistruar 25 raste të reja me COVID-19, ndërsa Instituti për shëndet...