Vjosa Osmani: Më kërcënuan dhe frikësuan fëmijët, ja pse m’u rrezikua familja

Mos i humb

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, thotë se lajmet të cilat ajo i konsideron të rreme gjatë fushatës zgjedhore e kanë rrezikuar atë dhe familjen e saj.

Vjosa Osmani thotë se gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare është kërcënuar nga njerëz të panjohur.

“Njerëz të panjohur kanë ardhur në oborrin tim dhe m’i kanë frikësuar fëmijët”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë në Rubikon se asaj i kanë ardhur kërcënimet për shkak të disa raportimeve se ajo ka punuar në UNMIK ku janë hetuar krimet e luftës, se ka lidhje me rusë dhe se do të jetë dëshmitare në Gjykatën Kushtetuese.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit