Votohet Qeveria e Kosovës

Mos i humb

Betohen deputetët që në seancën e parë nuk kanë dhënë betimin

Seanca e Kuvendit ka nisur me betimin e nëntë deputetëve të cilët nuk e kanë dhënë betimin në seancën konstituive të Kuvendit.

Betimin e ka dhënë Fatmir Limaj, Abelard Tahir, Behgjet Pacolli, Enver Hoxhaj, Uran Ismaili , Pal Lekaj, Endrit Shala dhe Kujtim Gashi.

Posa ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku do të votohet për qeverinë e re.

Sipas Kushtetutës, qeveria Kurti duhet t’i merr së paku 61 vota të deputetëve.

Në këtë seancë pritet edhe dorëheqja e Glauk Konjufcës dhe emërimi i tij në postin e ministrit të Punëve të Jashtëm.

Gjithashtu, me propozimin e VV-së, pritet edhe zgjedhja e Vjosa Osmanit si kryetare e Kuvendit.

Ka nisur seanca e Kuvendit, ku pritet të votohet për formimin e Qeverisë së Albin Kurtit.

Në sallë gjenden 103 deputetë.

I nominuari për kryeministër Albin Kurti, ka hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës. Pritet të nisë seanca.

Image

Kanë kaluar tashmë gjysmë ore nga koha e paraparë për mbajtjen e seancës ku do të hidhet në votim Qeveria Kurti.

Seanca për votimin e Qeverisë së re ishte thirrur për në orën 11:00.

Votimi i Qeverisë, ambasadori amerikan mbërrin në sallën e Kuvendit

Tashmë kur nga çasti në çast pritet edhe fillimi i seancës për votimin e qeverisë së Albin Kurtit, në sallën e Kuvendit ka mbërritur edhe ambasadori i SHBA’së në Prishtinë, Philip Kosnett.

Aty janë mbledhur edhe një numër i madh i deputetëve nga pozita e opozita të cilët do të marrin  pjesë në seancën për krijimin e institucioneve të reja.

Më herët ka mbërritur edhe ambasadori britanik, Nicholas Abott.

Derisa kanë mbetur pak minuta para orës 11:00 kur edhe është paraparë të mbahet seanca plenare për votimin e Qeverisë të udhëhequr nga kandidati për kryeministër, Albin Kurti, kanë filluar të vijnë deputetët e Kuvendit të Kosovës, kryesisht ata nga Lidhja Demokratike si Haxhi Avdyli, Fatmir Rexhepi e disa të tjerë.

Ndërsa, deri më tash asnjë prej partive tjera parlamentare nuk kanë ardhur në sallën e Kuvendit.

Image

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë filluar të hyjnë në sallën e seancave të Kuvendit, ku pas pak pritet të nis seanca për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, raporton “Bota sot”.

Qeveria do të formohet pasi dje është nënshkruar marrëveshja për bashkë-qeverisje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Image

Mbërrijnë në Kuvend edhe ambasadorët

Seancën e Kuvendit të Kosovës do ta përcjellin nga afër edhe ambasadorët e akredituar në Kosovë.

Në Kuvend aktualisht ka arrit ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, si dhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Deputetët e Listës Serbe hyjnë në Kuvend

Edhe deputetët e Listës Serbe kanë arritur në Kuvendin e Kosovës. Ata kanë thënë dje se kanë vendosur të mos e përkrahin qeverinë e re.

Lista Serbe do të marrë pjesë në institucionet e Kosovës, pavarësisht se nuk do ta mbështesë qeverinë.

Kurti flet para seances, ja çfarë thotë ai

I mandatuari për kryeministër, Albin Kurti ka folur para mediave para nisjes për në Kuvend të Kosovës, ku për pak pritet që të bëhet votimi i qeverisë së re.

Kurti ka bërë të ditur se kryer përgatitjet për seancë.

“Kemi bërë të gjitha përgatitjet për seancën, me që rast synimi ynë është të zgjedhim qeveri të re, e cila do të punojë mbarë e mirë e sipas programit të harmonizuar, me një ekip shumë të mirë të kabinetit, por mbi të gjitha sot dua t’i falënderoj qytetarët e Kosovës që na mundësuan një ditë të tillë, në të cilën duam që ndryshimin e madh politik që ata e kanë bërë me 6 tetor, ne si përfaqësues ta shndërrojmë edhe në ndryshim qeveritar, pra ta institucionalizojmë ndryshimin e shkaktuar me vullnetin e popullit”, tha Kurti, teksa konfirmoi se do të takohet me deputetët e pakicave.

“Do t’i zhvilloj takimet përfundimtare edhe me disa deputetë do të shkoj njëherë në zyrën e grupit parlamentar të LV-së”, shtoi ai.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje tha se pas 23 vjetësh e ka rastin që t’i shërbejë popullit.

“Është një ditë që është kapitull i ri edhe në Republikën e Kosovës edhe në jetesën e popullit e në aktivitetin tim politik, që 23 vjet jam në opozitë prej që merrem me politikë, më në fund do ta kem shansin e sidomos përgjegjësinë që t’i shërbej popullit si asnjë herë më parë”, ka thënë ai.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit