Vuçiç i nevrikosur në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, qorton serbët që e “lejuan” të ndodhë!

Mos i humb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se disa nga serbët duhet të turpërohen sot pasi Kosova po e shënon 11 vjetorin e pavarësisë së saj.

Vuçiç ka theksuar se nuk mund të spekuloj se kur mund të arrihet një marrëveshje me Kosovën e aq më pak sot kur po e feston 11 vjetorin e pavarësisë së saj.

“Ndërsa Prishtina feston 11 vjet pavarësi, Serbia po përpiqet të ruaj interesat e saj si dhe paqen e stabilitetin. Shpresoj se disa në vendin tonë të cilët nuk mundën ta parandalojnë pavarësinë e Kosovës të heshtin të paktën 24 orë”, ka thënë Vuçiç gjatë një konference në Mynih.

Tutje, ai ka thënë se shqiptarët e diasporës po lobojnë edhe me para për Kosovën. Sa i përket deklaratës të kryeministrit shqiptar, Edi Rama se Kosova është pjesë e Shqipërisë, Vuçiç ka thënë se nuk është hera e parë që dëgjon deklarata të tilla mirëpo nuk duhet të rrinë dhe të presin se si do e vazhdojnë politikën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit