Vuçiç thotë se Thaçi “po gënjen” për Gjuriçin

Mos i humb

Aleksandar Vuçiç, presidenti i Serbisë ka reaguar pas deklaratave të Thaçit se Marko Gjuriç kishte hyrë në Kosovë, një ditë para arrestimit.

Madje presidenti i Kosovës kishte thënë se Gjuriq kishte qëndruar te shtëpia e Milan Radojçiqit.

Në hulumtimin dhe shqyrtimin e rastit, doli diçka tjetër. Doli se Gjuriqi ka hyrë të dielën mbrëma në Kosovë. Gjuriqi e ka kaluar natën në banesën e Milan Radojçiqit. Disa individë të mekanizmave institucionalë të Kosovës kanë qenë në dijeni të plotë të prezencës së tij në Kosovë, ky është shqetësimi im, jo veprimi i Policisë”, kishte thënë Thaçi dje në konferencën për media.

Por, kështu nuk po mendon edhe homologu i tij serb.

Vuçiq ka thënë se Gjuriqi nuk ka hyrë në Kosovë një ditë para arrestimit, por pikërisht ditën e hënë, kur edhe u ndërmorr aksioni i Policisë.

“Marko nuk ka shkuar në rrugën që ata mendojnë. Do të presim disa kohë, dhe do t’i njoftojmë zytarisht ata se si hyri në Kosovë”, tha Vuçiq për mediat serbe, transmeton lajmi.net

“Ai nuk shkoi një ditë më herët në Mitrovicë, është një gënjeshtër e pastër”, theksoi presidenti serb.

Tutje Vuçiq tha se serbët nuk donin dhunë ditën e arrestimit të Gjuriqit.

“Askush nuk donte gjakderdhje nga pala serbe, këtë e donte dikush tjetër”, tha Vuçiq.

Ndryshe, të hënën e javës që po lëmë pas, drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq u arrestua në Mitrovicë.

Ai kishte hyrë ilegalisht dhe nuk kishte leje për vizitë në Kosovë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit