Washington Post: Vuçiç lartësoi figurën e personit që vrau mbi 120 mijë njerëz

Mos i humb

Lëvdatat dhe deklaratat e presidentit serb, Aleksander Vuçiç, në Kosovë për Slobodan Millosheviçin kanë shkaktuar reagime të ashpra në shtetet ku politika nacionaliste e tij gjatë viteve të 90-ta ka shkaktuar shkatërrim dhe gjakderdhje.

Kështu e nis artikullin e saj gazeta prestigjoze amerikane “The washington Post”, duke cituar fjalët e Vuçiçit për ish-liderin serb të dënuar për krime lufte.

Aleksander Vuçiç në deklaratën e tij e quajti ish-presidentin Millosheviç si një “lider të madh serb”, duke i cilësuar qëllimevet e veprimeve të tij si të mira.

Millosheviç, i cili vdiç në vitin 2006 gjatë kohës që kundër tij po mbahej gjyqi për krime lufte, konsiderohet si njeriu më përgjegjës për ndarjen e përgjakshme të ish-Jugosllavisë, dhe vrasjen e më shumë se 120 mijë njerëzve, shkruan më tutje gazeta amerikane.

Po ashtu, në këtë artikull citohet edhe deklarata e presidentit Thaçi i cili e quajti provokim një lëvdatë të tillë nga Vuçiç.

Vuçiç, gjatë kohës së luftës në Ballkan, ishte ministër i Milosheviçit, përfundon artikulli në këtë gazetë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit