Deputeti i LDK-së i reagon Thaçit rreth fjalëve të mëdha të Vuçiçit për Millosheviçin

Mos i humb

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç gjatë fjalimit të tij para serbëve në Veri të Mitrovicës ka quar në qiell figurën e ish presidentit serb dhe kriminelit, , Sllobodan Millosheviç. Ai gjatë këtij fjalimi e ka përmendur disa herë Millosheviçin, duke e quajtur madje si “një lider të madh serb. Mirëpo, pavarësisht deklaratat e presidentit serb, nuk pati shumë reagime nga krerët e institucioneve në Kosovë.

Për këtë kanë reaguar zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në një prononcim për “Indeksonline”, Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se Presidenti i vendit, Thaçi reagimin e sotëm ndaj fjalëve të Vuçiçit e ka bërë me vonesë. Sipas tij.  dje thoshte vetëm se bllokadat e rrugëve nuk janë të mira.

“Kurse reagimi i sotëm ishte vetëm sa për te thënë formalisht diçka, pas reagimeve te shumta të opinionit për mos reagimin  e tij. Megjithatë ishte “kujdesur” të thotë diçka, por me kujdes qe mos ta hidhërojë shumë homologun e tij”, ka thënë deputeti i LDK-së.

Më tej, Beqiri ka shtuar se deklaratat e Vuçiqit që e lartësuan veprën e kriminelit serb, Sllobodan Millosheviçit, janë vazhdim i deklaratave që pasqyrojnë vetëm një frymë. Sipas tij, janë realisht shoviniste ndaj Kosovës dhe shqiptarëve nga shteti serb.

“Ne ishim dëshmitarë  të një vizite të Presidentit serb i cili u soll në një mënyrë që provokojë në Kosovë përkatësisht  në Veri të vendit gjegjësisht në Mitrovicë e qojë në qiell veprën e Millosheviçit, një krimineli  dhe nën regjimin e të cilit Kosova ka pësuar shumë vrasje shumë burgosje, shumë dhunime e shumë të zhdukur dhe ai e tregoj fytyrën e tij të vërtetë dhe tregoj se është një nxënës gjegjësisht pasardhës i shoqëruesve të Millosheviqit dhe në vend se z, Thaçi të reagonte për këtë së paku edhe formalisht për këtë sjellje të tij, ai sikur u mërzit që në Drenicë paskan protestu dhe nuk e kanë leju me shku Vuçiçin në një fshat që vërtet është absurde po ashtu normalisht është për keqardhje  edhe Zëdhënësja e BE-së, Kociajnciç po ashtu ka shprehur një lloj pakënaqësie me bllokadën ose barrikadat që janë vendosur në rrugë  ndërkaq ata nuk i shohin këto barrikada që sa kohë kanë qenë  edhe pa drunj e kamion që ekziston barrikadën ndaj sistemit shtetërorë të Kosovës në shumë komuna”, ka thënë Beqiri.

Më tutje, zyrtari i LDK-së ka thënë se mendojnë se është dashur si  BE ashtu edhe Thaçi të reagojnë ndaj fjalëve të Vuçiçit.

Kujtojmë, se Vuçiç gjatë fjalimit të tij në Veri të vendit tha se ishte Millosheviçi i cili kishte popullarizuar Kosovën me serbë.

“Millosheviqi ishte një udhëheqës i madh serb, qëllimi i tij ishte sigurisht më i miri, por rezultatet ishin shumë më të këqija. Jo sepse ai donte, por sepse rrjedhat nuk ishin reale, dhe interesat dhe synimet e kombeve të tjera u shpërfillën dhe nënvlerësoheshin. Gjatë sundimit dhjetëvjeçar të Millosheviqit, pak më shumë se njëmijë familje serbe u kthyen në Kosovë. Dhe qindra mijëra u larguan pas largimit të tij nga pusteti”, kishte thënë dje Vuçiç.

Ndryshe, Thaçi përderisa dje në reagimin e tij nuk foli për fjalët e Vuçiçit për Millosheviqin, veçse për protestat të cilat ia pamundësuan ardhjen Presidentit serb në fshatin Banjë. Ndërsa sot, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj deklaratave të  Vuçiçit, duke thënë se thirrjet për paqe dhe Millosheviçi nuk shkojnë bashkë.

“Vlerësoj se ishte pozicion i gabuar dhe aspak i nevojshëm dhe ndihmues për krijimin e një atmosfere për negociata.Kur përmendet Millosheviç, përmendet e keqja më e madhe pas përmbylljes së nazizmit në Europë”, ka thënë Thaçi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit