Xhindet dhe shejtanët!

Mos i humb

Krijimi i xhindeve dhe shejtanëve

Kurani tregon se xhindet janë krijuar prej zjarrit, nga flaka e fortë. Ky lloj i zjarrit ishte prej erës përvëluese. Allahu xh.sh. në shumë ajete Kuranore përshkruan mënyrën e krijimit të xhindeve. Në suren Hixhr Allahu xh.sh thotë:

“E xhindet i krijuam me pare nga zjarri, nga flaka e forte pa tym e zjarrit”. Kurani, Hixhr: 27.

Gjithashtu në suren Rrahman rreth krijimit të xhindeve thuhet:

“DheAi krijoi xhindet nga flaka (pa tym) e zjarrit”.Kurani, Rrahman: 15.

Fakti se xhindet janë krijuar prej zjarrit, është përmendur në disa prej ajeteve Kuranore. Në suren A’raf, ku Allahu xh.sh. thotë:

“(Allahu) tha: Ç’të pengoi ty të bësh sexhde, kur Unë të urdhërova? Ai (Iblisi) tha: Unë jam më i vlefsh’ëm se ai, mua me krijove nga zjarri, e atë e krijove nga balta!”. Kurani, A’raf: 12.

Në suren Sa’d, Allahu, pasi pyet Iblisin për shkakun e refuzimit që t’i nënshtrohej Ademit, Iblisi përgjigjet:

“Ai (Iblisi) tha: Unë jam më i mirë se ai, mua me ke krijuar nga zjarri, e atë e krijove nga balta!”.Kurani, Sad: 76.

Kjo është e tëra që është thënë në Kuran për krijimin e tyre. Ne nuk e dimë llojin e saktë të zjarrit, dhe në çfarë shkalle ishte era. Ne e dimë se zjarri i kësaj bo­te është zjarr që i djeg gjërat duke i bërë hi. Nëse një person e kap zjarri, ai do të digjet dhe do të pësojë një dëmtim të madh në sistemin nervor.

Sipas Kuranit (Hixhr: 27) xhindet janë të krijuar nga flaka pa tym, mijëra vite para krijimit të njeriut të parë. Para se të krijohet korja e Tokës, përbëhej prej flake. Në këtë mënyrë xhindet u krijuan në një formë, që të jetonin derisa toka ishte në gjendje të zjarrtë. Në mesin e tyre, si në mesin e njerëzve, ka xhinde të mirë dhe të këqij, ka edhe besimtarë të të gjitha religjioneve që janë në këtë botë, por ka edhe jobesimtarë (Kurani, Xhin: 11).

Këto qenie te padukshme janë shumë lloje. Nëse bëhet fjalë për xhindet që jetojnë nëpër vendet e pabanuara, i themi xhinijë; për ata që banojnë pranë njerë- zve, i themi amir; ata që sulmojnë fëmijët quhen arvah. Prej të gjithëve, më të fu- qishmit janë shejtanët ndërsa ndër ta më të fuqishmit quhen ifritë. Lloji i shejtanëve me emrin karin ka për detyrë ta anojë çdo njeri nga rruga e drejtë. Karinët në zemrën e njeriut futin urrejtjen, lakminë, frikën, idetë për telepati, parashikim…

Argumentet nga Kurani për ekzistimin e xhindeve.

“(Përkujto) Kur disa prej xhindeve i drejtuam te ti që ta dëgjojnë Kuranin dhe kur u ajruan dhe e dëgjuan atë, thanë: ‘Heshtni!’ dhe kur u krye, u kthyen tepopulli i vet dhe e këshilluan. Kurani, Ahkaf: 29.

“O grumbull i xhindeve dhe i njerëzve!A nukju erdhën nga mesijuaj të dërguar t’ju rrëfejnë argumentet e Mia dhe t’ju tërheqin vërejtjen p ‘ër takimin tuaj në këtë ditë?Ata thonë: ‘Dëshmojmë kundër vetvetes’. I pat mashtruar atajeta e kësaj botë dhe ashtu (të detymar) dëshmuan kundër vetvetes se me të vërtetë e refuzonin të vërtetën. ’ Kurani, En’am: 130.

“O turmë e xhindeve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë juqi të fortë (por ju nuk e keni atë). Kurani, Rrahman: 33.

“Thuaj: Mua më është shpallur se një grup i vogël nga xhindet i vuri veshin dhe dëgjoi (Kuranin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: ‘Ne kemi dëgjuar një Kuran që mahnit ” Kurani, Xhin: 1.

“Dhe se ka pasur burra prej njerëzve, që kërkonin ndihmë prej disa xhindeve dhe ashtu ua shtonin atyre edhe më shumë arrogancën. ”Kurani, Xhin: 6.

“Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveçse nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jushy tju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe tju largojë nga namazi. Pra, apo i jepnifiend (alkoolit e bixhozit)?Kurani, Maide: 91.

“O ju të cilët besuat, mos shkoni gjurmëve të shejtanit, pse kush ndjek gjurmët e shejtanit ai urdhëron për të shëmtuara e të irrituara, e sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush prej jush nuk do të pastrohej kurrë (prej gjynaheve), por Allahu e pastron atë që do Ai. Allahu dëgjon e di.Kurani, Nur: 21.

Argumentet nga Kurani janë të shumtë. Në Kuran është një sure e njohur e plotë për xhindet. Në Kuran fjala xhind përmendet 22 herë ndërsa fjala shejtan përmendet 68 herë.

Argumentet nga Suneti për ekzistimin e xhindeve

Ibn Mesudi r.a ka thënë: Ishim duke kërkuar të Dërguarin e Allahut a.s një natë. Nuk e gjetëm të Dërguarin a.s, e kërkuam rrugëve dhe luginave e thamë do të jetë vrarë. Kaluam natën më të keqe që mund të ketë kaluar ndonjë popull. Kur u gdhi i Dërguari a.s erdhi nga drejtimi i shkretëtirës.

Thamë; o Dërguari i Allahut, të kërkuam dhe të ndoqëm pas e nuk të gje- tëm dhe kaluani natën më të keqe që mund të ketë kaluar ndonjë popull.

Ai tha:- “Më erdhi një xhind thirrës e shkova me të dhe u lexova Kuran atyre

Tha ibn Mesudi: U nis me ne, na tregoi gjurmët e xhindeve dhe gjurmët e zjarrit të tyre, dhe e pyeten xhindet për një lloj ushqimi dhe u tha: “Për ju është ushqim çdo kockë që është përmendur emri i Allahut gjatë therjes së mishit të saj dhe kafshët tuaja hanë bajgat e kafshëve tona (të njerëzve) ” dhe u tha i dërguari i Allahut a.s. shokëve të vet: “Mos u pastroni me ato kocka sepse ato janë ushqim për vëllezërtt e juaj xhind”.Hadithin e shënon Muslimi.

Ebu Zejd el-Hidri r.a ka thënë: “Më tha i dërguari i Allahut a.s. “Të shoh se i donë delet dhe shkretëtirën. Nëseje në shkretëtirë me delet e tua, thirre ezanin për na­maz, ngrije zërin në ezan, sepse kush dëgjon zërin e myezinit prej xhindeve dhe prej njerëzve e çdo gjë tjetër do të dëshmojë në ditën e gjykimit. Hadithin e shënojnë: Buhariu, Maliku, Nesaiu, Ibn Maxhe.

Ibn Abasi r.a. ka thënë: “U nis i dërguari i Allahut a.s me një grup sahabësh për të shkuar në tregun e quajtur “Ukadh” ndërkohë u ndaluan shejtanët nga lajmet e qiellit dhe u qëlluan me zjarr. U kthyen shejtanët tek populli i tyre, ku u thanë: çfarë keni?

Thanë:- U ndaluam nga lajmet e qiellit (fjalët që bisedonin melaiket) dhe na qëlluan me zjarr.
Thanë: “Nuk u ndaluat nga lajmet, veçse sepse ka ndodhur diçka në tokë. Kërkoni në lindje e perëndim të tokës e shikoni se çfarë ju pengon nga lajmet e qiellit. U nisën xhindet drejt Tuhames (qytet) tek i Dërguari a.s që ishte në ven- din e quajtur Nahle.

Tregon Muadhi: Ai po falte namazin e sabahut me shokët e tij kur dëgjuan Kuranin (xhindet) heshtën, e kur u kthyen te populli i tyre thanë. “Ne kemi deg­uar një Kuran që mahnit, që udhëzon në të vërtetën, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë, kurrsesi nuk do t’ia shoqërojmë më askënd”. Dhe zbriti Allahu ajetin e Kuranit për t’i njoftuar besimtarët dhe të Dërguarin a.s me këtë gjë në suren Xhin.

“Thuaj: Mua më është shpallur se një grup i vogël nga xhindet i vuri veshin dhe dëgjoi (Kuranin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: Ne kemi dëgjuar një Kuran që mahnit, që udhëzon në të vërtetën, andaj ne i besuarn atij dhe Zotit tonë, kurrsesi nuk do t’ia shoqërojmë më askënd. Dhe se Lartësia e Madhëruar e Zotit tonë nuk është që ka as grua, as fëmijë dhe vërtet, ne kemi hulumtuar ta arrijmë qiellin, po atë e gjetëm përplot roje të forta dhe me shkëndija (zjarri që djeg), dhe ne më parë hulumtonim në vendvështrimin për të dëgjuar, e kush përpiqet të dëgjojë tani, ai has nëpusinë e shkëndijës së zjarrtë. Ne nuk e dimë se me këtë (përgatitje të qiellit) është për qëllim ndonjë e keqe për ata që janë në tokë, apo Zoti i tyre dëshiron që ata t’i ndhëzojë. Është e vërtetë se prej nesh ka të mirë, por ka edhe që nuk janë aq të mirë, sepse ne kemi qenë në drejtime të ndryshme. Dhe ne kemi qenë të bindur se Allahut nuk mund t’i shmangemi në tokë e as nuk mund t’i shpëtojmë Atij duke ikur. Dhe ne, sapo e dëgjuam udhëzimin (Kuranin), i besuam atij, e kush i beson Zotit të vet, ai nuk i frikësohet ndonjë dëmtimi e as ndonjëpadrejtësie Kurani, Xhin: 1-13.

Aishja r.a transmeton se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “U krijuan melaqet prej drite dhe u krijuan xhindet nga flaka e pa tym dhe u krijuam Ademi nga ajo që është përshkruar juve (pra balta)’.Hadithin e shënojnë Muslimi dhe Ahmed.

Safije bint Hujeje r.a transmeton se i Dërguari a.s. ka thënë: “Me të vërtetë shejtani ecën në trupin e birit tëAdemit nëpërmjet rrugëve te gjakut”.Hadithin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi.

Ebu Hurejra r.a transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “S’ka ndonjë të lindur që lind dhe mos e ngacmojë shejtani e pastaj qanë me zë të lartë përveç të birit të Merjemes dhe nënës së tij”. Hadithin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi.

Abdullah ibn Mesudi transmeton; u përmend tek i dërguari i Allahut a.s një burrë që fjeti natën gjersa u zbardh e doli dielli pa u falur, e ai tha. “Atij burri i urinoi shejtani në dy veshët ose tek njëri vesh”.Hadithin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi.

Shkeputur nga libri “Xhindet,Magjia,sherim me Kuran dhe sunet”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit