Yildirim: Është e qartë se vendimi i KS-OKB-së ka të bëjë me Gutën Lindore

Mos i humb

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım deklaroi se disa e ngatërrojnë operacionin “Dega e Ullirit” të cilin e zhvillon Turqia në Afrin të Sirisë me Gutën Lindore.

“Ka disa që e ngatërrojnë operacionin ‘Dega e Ullirit’ të cilin e zhvillojmë në Afrin me Gutën Lindore. Është e qartë se vendimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka të bëjë me Gutën Lindore. Turqia po realizon një operacion të pastrimit jo ndaj civilëve, por ndaj organizatave terroriste me duar të përgjakura dhe për shpëtimin e civilëve që jetojnë atje”, tha Yıldırım.

Ai thekson se fokusi kryesor i vendimit të KS-OKB-së është parandalimi i masakrave civile në Gutën Lindore, e jo të operacioneve të cilat realizohen kundër organizatave terroriste.

– “Kërkesa për ekstradim është test për Çekinë”

Kryeministri Yıldırım, i ka bërë thirrje Republikës Çeke për të ekstraduar ish-liderin e organizatës terroriste PYD/PKK, Salih Muslim.

“Sot është një ditë testi për aleatin tonë të NATO-s, Republikën Çeke. Shpresoj se Republika Çeke e dinë kuptimin e luftës kundër terrorizmit dhe do të ekstradojë terroristin në shenjë solidariteti me ne”, tha Yıldırım gjatë takimit të grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Kryeministri turk theksoi se Turqia ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për ekstradimin e terroristit.

Pas arrestimit të Muslim-it nga autoritetet çeke të dielën e kaluar, organet turke të drejtësisë filluan procedurat për lëshimin e kërkesës zyrtare të ekstradimit të tij.

Muslim është një ish bashkë-kryetar i PYD/PKK-së, degës siriane të organizatës terroriste PKK, për arrestimin e të cilit Ministria e Brendshme turke më parë pati shpallur edhe shpërblim në të holla në vlerë prej afër 1 milion dollarë. Ai akuzohet për shkelje të unitetit dhe integritetit territorial të shtetit, për vrasje, vrasje në tentativë, shkaktim të dëmeve në pronë publike dhe transportim të mallrave të rrezikshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit