Zaev: Biznes idetë do t’i realizoni në një vend anëtar të NATO-s

Mos i humb

Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe qendra për arsim joformal “Creative Hub” organizojnë samit ballkanik të ndërmarrësisë në Shkup.

Në hapjen solemne të samitit i pranishëm ishte një delegacion qeveritar i udhëhequr nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ambasadorë, përfaqësues të odave ekonomike si dhe ndërmarrës nga më shumë vendë të rajonit dhe më gjerë.

Zaev tha se ekonomia është një sferë në të cilën më së shpejti vërehen pasojat e vendimeve politike, qofshin ato pozitive apo negative.

“Dua ta dini se biznes idetë tuaja sot, në fakt do të realizohen në një vend anëtar të NATO-s dhe vend që do t’i ketë filluar bisedimet për anëtarësim me BE-në. Kjo është një atmosferë krejtësisht e re për të gjithë ne, e veçanërisht për sektorin privat”, tha mes tjerash Zaev.

Sybille Suter Tejada, ambasadore e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, ambasadë e cila mbështeteti këtë projekt, tha se Zvicra është radhitur si ekonomia më inovative për tetë vite me radhë.

“Ka shumë faktorë që kontribuojnë në inovacion, por një i veçantë, relevant për ngjarjen e sotme, janë të punësuarit me aftësi të larta. Është e rëndësishme të theksojmë se përfshirja e fuqishme e sektorit privat në arsim është thelbësore në prodhimin e fuqisë punëtore me aftësi të larta”, tha Tejada.

Ndërkohë, organizatorët informuan se në samit do të marrin pjesë mbi 30 ligjërues nga vende të huaja. Ata bënë me dije se do të organizohet edhe një panel investues ku do të diskutohet për mënyrat tradicionale dhe bashkëkohore të financimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit