Zgjedhjet brenda PD, Basha: Model të ri kundër inkriminimit të politikës

Mos i humb

Prej 23 nëntorit deri më 2 dhjetor, PD zhvillon zgjedhjet brenda për të zgjedhur kryetarët e rinj të degëve. Vetë kryetari i saj, Lulzim Basha ka votuar pasditen e së martës në degën Nr. 8, në Tiranë.

Pas hodhi votën në kutinë e votimi, Basha vlerësoi procesin si dhe interesin e lartë që sipas tij kanë shfaqur qytetarët pavarësisht shiut të dendur të kësaj të marte që bie në Tiranë.

“Siç e shikoni, shiu nuk i ka ndaluar qindra demokratë të degës nr 8 në zemër të kryeqytetit të marrin pjesë në përfundimin e procesit zgjedhor në zgjedhjet për kryetarin e kësaj dege. Si anëtar i kësaj dege kam patur privilegjin të hedh votën e parë në këtë proces. Në të gjithë Shqipërinë për herë të parë me parimin një anëtar një votë janë zgjedhur mbi 845 kryetarë grupseksionesh dhe po zgjidhen me të njëjtin parim nga anëtarësia e degëve edhe kryetarët e degëve të PD”, u shpreh Basha.

Më tej ai shton se ky proces do t’i hapë rrugë strukturave të reja të PD që do të luftojnë ndaj infiltrimit të krimit në politikë dhe do të ofrojnë një model të ri.

“Kjo do ti hapë rrugë Kuvendit Kombëtar të PD, zgjedhjes së Këshillit Kombëtar, dhe krijimit të shtabeve elektorale dhe politike të Partisë Demokratike dhe të mbarë opozitës për betejën e madhe që na pret, betejë të cilën e kemi nisur duke ofruar një model të hapjes, të konfirmimit të vlerave, të luftës pa kompromis kundër infiltrimit të krimit në politikë dhe ofrimit të një modeli të ri, të një modeli të vlerave, të një modeli të energjive patriotike, të një modeli të konkurrencës së lirë, që nesër do tua ofrojmë shqiptarëve dhe Shqipërisë për ti çliruar nga zgjedhja e krimit dhe korrupsionit. Ju uroj suksese kandidatëve dhe dua të shpreh vlerësimin për pjesëmarrjen maksimale në këtë proces votimi anembanë vendit”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit