Zv.ministri Ramadani reagon ndaj deklaratës së NATO-s

Mos i humb

Para disa ore Kosova mori një lajm jo të këndshëm për qështjen e formimit të ushtrisë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar Prishtinën zyrtare se do të përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.

Pas kësaj deklarate, zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, ku shkruan se për tranzicionin e FSK-së nuk ka vend për konfuzion sepse ai është në përputhje me angazhimet bilaterale dhe multilaterale të Kosovës.

Gjithashtu, Ramadani edhe njëherë ka theksuar faktin se Kosova synon të jetë antare e NATO-s ku po ashtu bashkëpunimi me KFOR-in mendohet të thellohet edhe më shumë, dhe se FSK do të jetë e gatshme që krah NATO-së të ndihmojë në botë për paqe dhe stabilititet.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Burim Ramadanit

Nuk ka vend fare për konfuzion. Transicioni i FSK-së është në përputhje me angazhimet bilaterale dhe multilaterale të Kosovës me shtetet anëtare të NATO-s, sikurse edhe me Selinë Qendrore të NATO-s.

Duhet të kuptojmë vështirësitë e NATO-s për konsensus për shkak të shteteve jonjohëse aty. Ne fatkeqësisht nuk kemi pasur qasje direkte në kryeqytetet e disa prej këtyre shteteve jonjohëse për t’ia spjeguar procesin dhe planin e Kosovës.

Sidoqoftë, ne mirëpresim thellimin e angazhimit të NATO-s në Kosovë, pëmes NALT-it dhe Bashkëveprimit të Zgjeruar.

KFOR-i po ashtu do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë dhe do të thellohet bashkëpunimi.

Transicioni i FSK-së është proces legjitim dhe gradual. Pas miratimit të ligjeve, FSK do të ketë transicion 10 vjeçar për të përmbushur kapacitetet e plota operacionale.

Kosova synon të jetë anëtare e NATO-s, i takon këtyre vlerave dhe do tê thellojë përpjekjet për këtë Qëllim Kombëtar.

Kosova dhe FSK është e gatshme që krah për krah me ushtritë e shteteve anëtare të NATO-s të ndihmojë paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajone të ndryshme nëpêr botë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit