Zviceranët, në vendin e tretë në botë për konsumim të kafesë: 2.9 filgjana në ditë

Mos i humb

Nga një sondazh i bërë nga Cafetier-Suisse rreth sasisë së konsumimit të kafesë për kokë banori në nivel botëror, rezulton se zviceranët zënë vendin e tretë. Para tyre në radhë janë vetëm gjermanët dhe norvegjezët që pinë më shumë kafe se zviceranët.

Kështu, sipas sondazhit në fjalë, zviceranët gjatë vitit të kaluar kanë pirë mestarisht nga 2.9 filgjana me kafe. Llogaritur për gjithë vitin, del se ata kanë konsumuar afër 1100 kafe, transmeton albinfo.ch. Norvegjezët, që zënë vendin e parë, kanë konsumuar mesatarisht nga 1275 kafe në vit dhe gjermanët, nga 1246. Në vendin e katërt vijnë austriakët me 1056 kafe dhe në të pestin amerikanët, me nga 680 kafe të pira në vit.

Më tutje sondazhet e organizatës së përmendur tregojnë se kafeja në Zvicër, vitin e kaluar është shtrenjtuar për një rap (cent). Kështu, një “Cafe creme”, që është lloji i konsumuar më së shpeshti i kafesë në Zvicër, mesatarisht kushton 4.24 franga./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit