Zvicra, vendi më i shtrenjtë në Europë

Mos i humb

Numbeo.com ka llogaritur koston e jetesës në vitin 2018, duke mbledhur të dhëna nga mijëra përdorues në mbarë botën, të cilët raportojnë për çmimet e konsumit dhe kostot nga vendet e tyre të banimit.

Indeksi përmban pothuajse 50 faktorë, nga ushqimi në një restorant nga kategoria e mesme dhe për anëtarësim në një palestër, një shishe verë ose një kafe.

Kur bëhet fjalë për kostot e jetesës në Europë, ka një ndarje të qartë. Vendet e Europës Lindore janë dukshëm më të lira, ndërsa ato në pjesën perëndimore janë shumë të shtrenjta. Nëse doni një pushim veror super në Evropë, atëherë shkoni në Ballkan apo edhe më tej. Vendi më i lirë në Europë është Ukraina, e cila është e 113-ta në botë, e ndjekur nga Kosova në vendi e 109-të dhe Moldavia në vendin e 101-të.

Nga ana tjetër, nuk është çudi që Zvicra është vendi më i shtrenjtë në Europë dhe i dyti më i shtrenjti në botë.

Para Zvicrës, vetëm Bermuda është në listë, e ndjekur nga Irlanda, Norvegjia, Bahamas, Luksemburgu, Danimarka, Singapori, Japonia dhe Izraeli.

Jeta në “tokën e çokollatës, djathit dhe ajri malor” është shumë i shtrenjtë. Sipas një studimi në faqen e internetit “Expedate Insider” nga viti 2017, Zvicra është një nga vendet më pak mikpritëse në botë, kështu që mund të jetë më mirë të jetosh diku ku është më i lirë dhe i lumtur.

Vendet më të lira në botë janë Pakistani, Egjipti, Ukraina, Tunizia, Kosova, Gjeorgjia, Azerbajxhani, Bangladeshi dhe Algjeria./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit