Еrdogan përkujton poetin me prejardhje shqiptare Mehmet Akif Ersoy, aurtorin e himnit të Turqisë

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Еrdogan, nderoi poetin me origjinë shqiptare, Mehmet Akif Ersoy, njëherësh autor i himnit kombëtar turk, me rastin e 82 vjetorit të vdekjes së tij.

Duke folur në një takim të kryetarëve të fshatrave dhe lagjeve në kompleksin presidencial në Ankara, Erdogan tha: “Përkujtoj Mehmet Akif Ersoyin, i cili e përjetësoi dashurinë e popullit turk për flamurin”.

Ndryshe, poeti turko-shqiptar Mehmet Akif Ersoy njihet si “Poeti i Atdheut” dhe “Poeti Kombëtar” i Republikës së Turqisë. Ai lindi më 20 dhjetor të vitit 1873 si fëmija i Emine Shrif Hanım, vajza e një familjeje e cila kishte ardhur në Anadoll nga Buhara, dhe Mehmet Tahir Efendiut, i lindur në Kosovë dhe njëri nga mësimdhënësit në medresenë e Xhamisë Fatih.

Siç shkruan AA, në vitin 1921, pas Luftës së Parë Botërore, konkretisht gjatë Luftës së Pavarësisë së Turqisë kundër pushtimit të huaj, Ersoy shkroi himinin e Turqisë “İstiklal Marşı” (Marshi i Pavarësisë).

Përveç poezisë, Ersoy ishte edhe akademik dhe anëtar i parlamentit.

Ai ndërroi jetë më 27 dhjetor të vitit 1936.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit