​Ahmeti: Nuk lejuam që krimi të kthehet në Prishtinë

Mos i humb

Kryetari i sapozgjedhur përsëri në Prishtinë Shpend Ahmeti, i cili në rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ, ka fituar edhe një mandat të dytë që ta udhëheq Prishtinën, ka shkruar në Facebook se është më se e qartë se kush ka qenë i angazhuar për ta kthyer nëntokën në Prishtinë.

Postimi i plotë i Ahmetit në Facebook:

Është më se e qartë se kush ka qenë i angazhuar për ta kthyer nëntokën në Prishtinë. Po ashtu është e qartë sa paraja ka hy në këtë betejë kundër nesh. Koalicionet e fshehta te krejt ketyre të mbêshtetura prej portaleve kriminele nuk patën sukses.

Tash kur po e dijnë se edhe votat me kusht do ta konfirmojnë fitoren tonë po mundohen me shpifje e sulme të dezinformojnë.

Ne jemi të fokusuar në mbrojtjen e çdo vote dhe mbrojtjen e fitores deri ne fund. Falemnderit të gjithëve për mbështetjen me të cilen nuk lejuam që krimi të kthehet në Prishtinë./KosovaPost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit