​Dogana për dy muaj me 6,6% më shumë të hyra

Mos i humb

Gjatë periudhës dy mujore të këtij të hyrat e përgjithshme të inkasuar nga Dogana e Kosovës në total arritën vlerën prej rreth 141,2 milionë, gjë që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit që lamë pas, paraqet një rritje prej rritje në shumë prej 8,7 milionë ose shprehur në përqindje 6,6% më shumë.

Sipas Doganës, ndikim në të hyrat e grumbulluara gjatë kësaj periudhe ka pasur edhe MSA, pakoja fiskale që i referohet lirimet nga taksat në import për prodhuesit.“Ndikimi në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 7,5 milionë euro nga 5,2 milionë euro që ishte në dy mujorin e vitit të kaluar, derisa ndikimi në të hyra i pakos fiskale për prodhues rreth 10,8 milionë euro nga 7,6 milionë euro që ishte vitin e kaluar.

Gjithashtu një zhvillim tjetër me rëndësi është edhe rritja e numrit të kompanive prodhuese që përdorin procedurat e autorizuara sipas pakos fiskale, vitin e kaluar kishim 252 kompani të autorizuara derisa tani ky numër ka arritur në 353 kompani të autorizuara.

Përkundër të gjitha këtyre ndikimeve në të hyra e grumbulluara nga dogana, ne kemi vazhduar me performancë të lartë në inkasimin e të hyrave për periudhën raportuese janar-shkurt 2019”, thuhet në komunikatën e doganës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit