​Osmani: Mësuesit tanë janë dëshmuar në kohë shumë të vështira, janë heronj të dijes

Mos i humb

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se mësimdhënësit shqiptarë janë dëshmuar në kohë shumë të vështira, andaj sipas saj ata janë heronj të dijes.

Ajo ka uruar 7 Marsin duke thënë se arsimi cilësor është bazamenti i një shteti dhe shoqërie të suksesshme.

Osmani ka shkruar se mësuesit nuk janë vetëm persona që japin dituri por mbeten edhe burim frymëzimi.

“136 vjet më parë, në Korçë nisi punën mësonjëtorja e parë shqipe, e cila trasoi rrugën e arsimit shqip gjithandej, duke luajtur rol qenësor në formimin e vetëdijes kombëtare që prej Rilindjes Kombëtare.

Mësuese e mësues tanë janë dëshmuar në kohë shumë të vështira, ndaj ata janë heronj të dijes.

Ata nuk janë vetëm persona që japin dituri, por edhe mentorë, udhëzues dhe burim frymëzimi.

Në këtë ditë, të gjithë jemi mirënjohës për kontributin e çmuar të tyre në formësimin e të ardhmes sonë.

Arsimi cilësor është bazamenti i një shteti dhe shoqërie të suksesshme!

Mësuese e mësues të dashur, urime 7 Marsi!”, ka shkruar Osmani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit