Meta: Frika dhe Berisha s’kanë lidhje me njëra-tjetrën, jam online me të

Mos i humb

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat deklaroi se i vetmi kusht për koalicionin me Berishën është që të mbrohet liria e qytetarëve shqiptarë ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Frika dhe Berisha s’kanë lidhje me njëra tjetrën. Ne jemi online me Berishën dhe me kandidatët e Partisë së Lirisë, me gjithë opozitarët. Shikoni raportet që merren me qeverisjen vendore, vetëm një bashki plotëson kriteret e transparencës. Zoti e shpëtoi Shkodrën nga Rilindja, që drejtohet nga Bardh Spahia. Të gjithë bashkitë e tjera, pus i erret për qytetarët ku në shumicën e tyre vetëm vidhet. Në shumicën e rasteve këto këshilla nuk mblidhen fare. Kështu që duhet të jemi të qartë, marrëdhënia jonë me PD dhe opozitaret të vërtetë, është në interes të qytetarëve. Shqipëria do e ndjejë dallimin pas votës që do japin në 14 maj. Këshillat Bashkiakë simbol i transparencës. Kënaqësi që ta nisja ditën për fëmijët e Prekazit.

Ne kemi vetëm një kusht për të luftuar për lirinë e gjithë shqiptarëve, nga pengmarrësi Edi Rama dhe majonetat e tij. Sot dua të bëj një premtim për mësuesit dhe pedagogët. Ata detyrohen që të bëjnë dhe detyrën e patronazhistëve, ndaj fëmijëve, nxënësve, studentëve dhe prindërve të tyre. Kjo është një gjë që një pjesë e tyre janë të detyruar që ta bëjnë, se gjenden në shantazh nga drejtorët dhe drejtuesit e rilindjes që kriter kryesor kanë këtë regjim. Si fëmijë i dy prindërve arsimtar, është se figura e arsimtarit duhet të jetë e shenjtë. Politika nuk duhet të ndikojë në statusin e tyre.”, tha ai.

Meta shtoi ndër të tjera se Berisha është vetë vula e gjallë e PD.

“Berisha është vetë vula e gjallë e PD, në kuptimin e frymëzimit dhe të gjithë aspekteve të tjera pozitive. Në 6 mars nuk kam qenë në koalicion me zotin Berisha sepse nuk kam qenë kryetar. Megjithatë jam krenar që firmosa për t’i dhënë mundësi, Shqipërisë, shqiptarëve dhe të gjithë botës se kush është opozita e vërtetë. Opozita që duan shqiptarët që ishin të tradhtuar nga opozita false që i fali reformën në drejtësi Ramës. Jam online me zotin Berisha dhe me demokratët e vërtetë.”, shtoi Meta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit