​Sllovakia bën të detyrueshme mbajtjen e maskave në ambiente të jashtme

Mos i humb

Sllovakia rriti masat e saj për të luftuar koronavirusin me rregullin e ri, që do të vihet në zbatim që nga e enjtja, që detyron mbajtjen e maskave edhe në ambientet e jashtme.

Kryeministri Igor Matoviç njoftoi një numër masash frenimi emergjence, sipas agjencisë sllovake të lajmeve TASR, ndërsa vendi po përjeton një rritaje tjetër të ndjeshme të rasteve të reja me Covid-19

.Restorantet do të lejohen të shesin vetëm ushqime që duhet të merren me vete që nga e enjtja, ndërsa palestrat, pishinat dhe saunat do të jenë të mbyllura plotësisht.

Dyqanet e ushqimeve dhe farmacitë do të caktojnë orare të veçanta për të moshuarit.

Zyrtarët ende po debatojnë nëse duhet të vendosin një ndalim për tubimet me më shumë se gjashtë persona.

Sllovakia, një vend me pothuajse 5,5 milionë banorë, që deri më tani e kaloi pandeminë relativisht e padëmtuar, tani po lufton me rritjen e normave të infeksionit.

Që nga ardhja e virusit në Evropë, ajo ka raportuar rreth 19 850 infeksione dhe 61 vdekje të lidhura me Covid-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit