Basha: Të tjera të dhëna tronditëse. E besoj Ramën që thotë nuk ia ka idenë. Ka vite që nuk dëgjon qytetarët

Mos i humb

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë sot para mediave duke paralajmëruar të tjera të dhëna tronditëse për situatën ekonomike në vend.

Basha tha se kriza sa vjen e thellohet teksa ka komentuar dhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama sa i përket planit me 5 pika të opozitës për të përballuar situatën nga COVID-19.

“Javët kalojnë dhe kriza bëhet më e thellë. Sot të tjera të dhëna tronditëse. Numri i të papunëve po shtohet me qindra në ditë, numri i bizneseve që po largojnë punëtorë dhe që po mbyllen po rritet krahasuar me muajt e tjerë të vitit.

Shëndetësia në kufijtë e kolapsit.
Siguria e fëmijëve dhe mësuesve në shkolla është lënë në mëshirë të fatit. Qeveria dhe kryeministri nuk kanë marrë asnjë masë. Kjo është gjendja sot, përkeqësim i thellë në të gjitha aspektet e jetës.

Pyetjes suaj sot paradite nëse ka ndërmend ta zbatojë planin me 5 pika që kemi shpalosur prej dy javësh Edi Rama i është përgjigjur se nuk ka dëgjuar për këtë plan. në fakt unë e besoj dhe pse ju nuk e besoni, unë zgjedh ta besoj që nuk e ka dëgjuar sepse ka vite që Edi Rama nuk dëgjon njerëzit, prindërit që kanë humbur vendin e punës. nuk dëgjon biznesin, sipërmarrjen që ka vite që lufton për mbijetesë dhe tani po i dorëzohet falimentimit.

Nuk dëgjon mjekët që kërkojnë atë që iu është premtuar, mbështetjen minimale”, deklaroi Basha.

#LulzimBasha #LIVE – Bashkëbisedim me gazetarët

#LulzimBasha #LIVE – Bashkëbisedim me gazetarët

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Montag, 12. Oktober 2020
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit