1.700 mungesa në seancat plenare dhe 1.200 në komisione parlamentare, i bënë deputetët e Kuvendit të Kosovës

Mos i humb

Sipas KDI-së, gjatë vitit 2018, deputetët kanë bërë 1.700 mungesa në seancat plenare, ndërsa në komisione janë shënuar mbi 1.200 mungesa. Sipas kësaj përllogaritjeje, mesatarisht secili deputet ka munguar rreth 15 herë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Gani Dreshaj, Teuta Rugova, Faton Topalli, janë rekordmenët e mungesave gjatë vitit 2018 sipas deklaratës së Artan Muratit nga KDI. Ndërsa, të patejkalueshëm në këtë aspekt janë deputetët e Listës Srpska, të cilët më shumë mungojnë sesa janë pjesëmarrës në seanca dhe komisione sipas të dhënave nga indoks.

Por, që të gjithë përkujdesen që mos t’iu mungojnë mëditjet.

Madje, raporti shpalos edhe faktin se ka deputetë “mumje”, të cilët nuk kanë shtruar asnjë pyetje parlamentare. Prezenca e tyre në seanca përkufizohet vetëm me një mëditje, pagesë me të cilën paguhet secili deputet, ekstra nga paga mujore.

Aktualisht paga bazë e deputetit është 1488 euro. Pas fuqizimit të Ligjit për Pagat, paga bazë e deputetit të jetë më e lartë për 543.5 euro, rreth 2.000 euro.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit