1 viktimë nga COVID në Kosovë, 6 raste të reja

Mos i humb

Në 24 orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi ka humbur jetën një person, ndërsa janë konfirmuar gjashtë raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në 24 orët e fundit janë dhënë 1.802 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.609.325 doza të vaksinës. Deri më sot 758.250 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Nga 1.575 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se sot janë shëruar tetë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.727.

“Në total numri i rasteve aktive është 327”, njofton MSH.

MSH në vazhdimësi është duke u bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19, në Kosovë janë duke u dhënë dy lloje të vaksinës kundër virusit, Pfizer dhe Astra Zeneca.

Nessuna descrizione della foto disponibile.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit