Dhunoi babain në gjendje të dehur, pranga 34-vjeçarit në Elbasan

Mos i humb

Një 34 vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi ka dhunuar në gjendje të dehur babain e tij.

Policia ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të dhunës dhe ka arrestuar 34-vjeçarin, i cili u kap në tentativë për t’u larguar me një mjet që e drejtonte në gjendje të dehur.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi M. P., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi në banesë, në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të dhunës dhe ndalimi i 34-vjeçarit, i cili u kap në tentativë për t’u larguar me një mjet që e drejtonte në gjendje të dehur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit