100 mijë teste PCR i vijnë Kosovës nga KFOS

Mos i humb

100.000 teste PCR i vijnë Kosovës nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur. Procedurat e filluara në shtator, me donacionin e 1.5 milion eurove po realizohet sot.

Kete lajm e ka bere te ditur minitri Zemaj:

Donacioni është kontribut i çmueshëm në rritjen e fuqisë testuese për diagnostikimin e infeksionit Covid-19 në Kosovë, për çka e falënderoj Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Shoqëri të Hapur (KFOS) si dhe kryeministrin z. Avdullah Hoti, për angazhimin e pakursyer për dhe rreth këtij donacioni duke e iniciuar dhe realizuar atë.

Këto teste por edhe të tjerat që janë, dhe që do të vijnë tutje, i dedikohen çdo qytetari të Republikës së Kosovës, në tërë territorin e vendit.

Ndërkaq, ne në vazhdimësi jemi duke i koordinuar aktivitetet me donatorët e ndryshëm.

Kosova është falënderuese ndaj çdo donacioni që merr nga partnerët ndërkombëtar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit