Norvegjia akuzon Rusinë për sulmin kibernetik që goditi parlamentin gushtin e kaluar

Mos i humb

Norvegjia ka akuzuar Rusinë se fshihet pas një sulmi kibernetik, që goditi parlamentin norvegjez verën e këtij viti. Më 24 gusht, parlamenti norvegjez ra pre e një sulmi të fuqishëm kompjuterik, megjithatë dei tani nuk kishte të dhëna për origjinën e sulmit. Në saj të këtij veprimi autorët arritën të shkarkonin dhe të futeshin në e-mailet dhe të dhënat e “një pjese të vogël të deputetëve dhe punonjësve”.

Ministrja e jashtme norvegjeze Ine Eriksen Soreide tha se pas këtij suylmi me shumnë mundësi qëndron Rusia.

“Në bazë të informacioneve që qeveria ka arritur të mbledhë, ne besojmë se pas këtij sulmi qëndron Rusia. Ky është një episod që ka prekur institucionin tonë më të rëndësishëm demokratik”, tha ministrja. 

 I menjëhershëm ka qënë reagimi i ambasadës ruse në Oslo dhe i ka quajtur këto akuza duke i quajtur si “provokime serioze”.

 “Rusia është pre e miliona sulmeve kibernetike çdo vit, por kjo nuk i jep vendit tonë të drejtën për të fajësuar pa dallim autoritetet e vendeve të origjinës së tyre të mundshme”, shprehet në deklaratë ambasada.

Pretendimet e Norvegjisë vijnë në një periudhë ku marrëdhëniet mes dy vendeve janë të acaruara, pasi vendi nordik dëboi një diplomat rus nën akuzat e spiunimit, vendim për të cilin u hakmor Rusia dukë dëbuar një diplomat norvegjez nga vendi. Akuzat për Rusinë nuk janë të parat pasi deri tani edhe SHBA, Mbretëria e Bashkuar e kanë akuzuar vendin për veprime të ngjashme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit