10,087 infeksione të reja në Zvicër dhe 244 vdekje

Mos i humb

Sot, 28 dhjetor, BAG raportoi mbi 10 mijë raste të reja me koronavirus në katër ditët e fundit,  albinfo.ch.

Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH) raportoi 10,087 infeksione të reja koronavirus nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit gjatë periudhës festive.

Numri i testeve të kryera është 82,600. Kjo rezulton në një normë pozitiviteti prej 12.2 përqind.

BAG gjithashtu raporton 244 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. Ndërkohë 482 persona u shtruan në spital.

Për krahasim: të hënën e kaluar norma e pozitivitetit ishte 10.7 përqind.

Në atë kohë, 10,002 infeksione të reja me koronavirus u raportuan gjatë fundjavës (brenda tre ditësh). Numri i testeve të kryera ishte 93,453.

Në atë kohë, FOPH raportoi 201 vdekje të reja dhe 391 shtrime në spital. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit