11 vite nga liberalizimi i vizave, Basha: Përmbushëm një ëndërr për të gjithë shqiptarët

Mos i humb

TIRANE- Kreu i PD Lulzim Basha ka kujtuar përmes një postimi në rrjetet sociale ditën kur u vendos që shqiptarët të lëviznin pa viza në Europë.

Në postim shkruhet se sot, 11 vite më parë, demokratët përmbushën një ëndërr për gjithë shqiptarët, lëvizjen pa viza në Europë me fluturimin e parë drejt Brukselit.

Ndërkohë ai u ndal edhe te Kuvendi i 18 Dhjetorit. Ai thote se është detyra e demokratëve është që të bashkohen rreth vlerave më të mira të PD-së dhe të lenë pas të kaluarën për të zgjedhur të ardhmen.

POSTIMI

Në 15 dhjetor 2010 ne demokratët përmbushëm një ëndërr për gjithë shqiptarët, lëvizjen pa viza në Europë me fluturimin e parë drejt Brukselit.

Të rinj dhe të vjetër që e gëzojnë këtë privilegj prej 11 vjetësh tashmë duhet ta dinë se ai fluturim përfaqëson arritjen më të madhe, hapin më të madh përpara në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian, i cili fatkeqësisht me Ramën ka ngecur në vend numëro.

Në këtë ditë të bukur fare pranë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të 18 dhjetorit, detyra jonë është të bashkohemi rreth vlerave më të mira të forcës tonë politike, ta lëmë pas të kaluarën për të zgjedhur të ardhmen që vetëm ne mund t’ia japim Shqipërisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit