Ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, 2 të arrestuar në Vlorë

Mos i humb

VLORE– 2 persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Në pranga kanë rënë: B. S., 35 vjeç dhe E. F., 22 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë.

Gjatë kontrollit në një ambient në lagjen “Pavarësia 3”, me pronar 35-vjeçarin B. S. dhe punonjës 22-vjeçarin E. F., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 pajisje kompjuterike të cilat dyshohet se shërbenin për ushtrimin e lojërave të fatit.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, 1 aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit