Sot mbushen 11 vjet nga mbajtja e mbledhjes së parë së përbashkët midis qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në Prizren.
Kryeministrat Edi Rama dhe Hashim Thaçi e cilësuan mbledhjen si historike, që ndodhte për herë të parë dhe shënonte kapitull të ri dhe dërgonte mesazhin e rajonit me kufi të hapur dhe pa barriera të së kaluarës.
Më 11 janar 2014 u nënshkrua deklarata për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, e cila përfshinte fushën e transportit dhe infrastrukturën dhe bashkëpunimin tregtar.
Po ashtu dy qeveritë ranë dakord të themelohej një fond i përbashkët për Luginën e Preshevës. Shqipëria dhe Kosova, po përgatiteshin që të mbajnë edhe mbledhjen e dytë në nivel të lartë.
Mbledhja e fundit, e dhjeta ndërmjet dy qeverive, u mbajt më dhjetor 2024 në Prishtinë.
Kujtojmë se qeveritë e të dyja shteteve kanë rënë dakord që të mbajnë mbledhje të përbashkëta për vendosje të një partneriteti strategjik më të strukturuar dhe të institucionalizuar në mes të dy vendeve.