110 vjet Polici e Shtetit, Çuçi: Ndër institucionet më të besuara në vend

Mos i humb

Policia e Shtetit feston sot 110-vjetorin e krijimit të saj.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi shprehu mirënjohjen e tij për secilin efektiv për shërbimin dinjitoz që kanë bërë e po bëjnë për rendin e sigurinë publike, për të garantuar jetën dhe pronën e qytetarëve.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi me anë të një urimi në rrjetet sociale u shpreh se “në këtë këtë ditëlindje të organizatës që u krijua më pak se dy muaj nga themelimi i shtetit shqiptar, përulemi me respekt para të gjithë kontribuuesve të saj ndër vite dhe dëshmorëve që ranë në krye të detyrës”.

“Sot, Policia e Shtetit është ndër institucionet më të besuara në vend dhe pavarësisht se krahasimet me të shkuarën janë si nata me ditën, sot është koha që ne të matemi me të ardhmen dhe të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet tona për të bërë një kapërcim epokal”, u shpreh Çuçi.

Ministri i Brendshëm solli edhe një përmbledhje të shifrave të punës së policisë për vitin e kaluar, ku sipas tij, falë punës së Policisë së Shtetit, Shqipëria pati 30% më pak vrasje dhe 13.5% më pak aksidente rrugore.

“Rritja e pagave me 15% por edhe përfshirja në ndihmën e Pakos së Madhe përbëjnë një mbështetje të konsiderueshme për zerimin e ndikimit të inflacionit të luftës në familjet e tyre”, theksoi Çuçi.

“Sot kemi një polici moderne që qaset si shërbim ndaj qytetarëve dhe vizioni ynë është të vijojmë transformimin përmes investimeve në teknologji”, përfundoi Çuçi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit