Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

Mos i humb

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në këtë proces po marrin pjesë 21 subjekte politike, prej të cilave 17 parti politike, tri koalicione dhe një kandidat i pavarur. Numrat që do të tërhiqen për renditjen në fletëvotim janë nga 111 deri në 131.

Në shortin e organizuar nga KQZ, subjektet kryesore politike kanë marrë këta numra për garën zgjedhore: Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 116, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 125, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 113, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 128 dhe Partia Socialdemokrate (PSD) – 129.

Fillimisht në hapje të aktivitetit, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se procedura do të zhvillohet në mënyrë të hapur dhe transparente, duke garantuar trajtim të barabartë për të gjitha subjektet politike.

“Ky aktivitet shënon një moment me rëndësi në mbarëvajtjen e kësaj procedure, andaj procedura e sotme do të zhvillohet në mënyrë të hapur, transparente dhe në mënyrë publike, kjo me parimet e barazisë të paanshmërisë për të gjitha subjektet politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe aktiviteti i sotëm zhvillohet në kuadër të këtyre organizimeve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon bashkëpunimin me të gjitha institucionet dhe palët e përfshira në proces zgjedhor, në mënyrë që secila fazë e përgatitjeve të realizohet sipas planifikimeve dhe afateve ligjore”, u shpreh Radoniqi.

Ai theksoi se pas proceseve intensive zgjedhore të viteve të fundit, KQZ-ja mbetet e përkushtuar që edhe këto zgjedhje të organizohen në mënyrë profesionale dhe në përputhje me standardet demokratike.

Po ashtu sot, në orën 13:, në ambientet e KQZ-së, do të mbahet mbledhja e radhës e këtij institucioni, ku në rend të ditës janë çështje të ndryshme përgatitore të këtyre zgjedhjeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit