119 kokainë në kontenierin me banane, arrestohet doganieri dhe inspektori i AKU

Mos i humb

Dy persona janë arrestuar në lidhje me sasinë prej 119 kg drogë që u gjet në kontenierin e bananeve në një magazinë në Vaqarr.

Janë arrestuar shtetasit Julian Merhori, agjent doganor në Portin e Durrësit si dhe Bujar Qurku, inspektor i AKU.

Gjatë aksionit janë sekuestruar dokumente dhe kamerat e skanerit

Ndaj tyre rëndon akuza për shpërdorim detyre dhe pasi sipas policisë nuk kanë ndjekur procedurat standarde të kontrollit të kontenierit me banane në të cilën u gjet sasia e lëndës narkotike.

Rikujtojmë se sasia e kokainës u kap në datë 30 dhjetor në një kompani bananesh në Vaqarr. Kontenieri me banane kishte ardhur nga Ekuadori dhe kishte kaluar tranzit në Itali për te mbërritur pastaj në Durrës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit