150 iftare çdo ditë falas për studentët

Mos i humb

Fillimisht me menzën studentore ku u jepnin vakte me ushqim falas për studentët, tani me “Sofrën e Ramazanit”kjo shoqatë ka treguar se nuk nguron t’ju dal në ndihmë të rinjëve që kanë marrë rrugën e dijes, raporton Tetova1.

Por çfarë është “Sofra e Ramazanit”?

Sofra e Ramazanit është aktivitet që organizohet për të gjashtin vit rradhazi në Tetovë, ku për çdo natë jepen iftare falas për student të cilët studiojnë në Tetovë. Në selinë e saj afër USHT-së, përball marketit Ramstor, “Agimi i Bamirësisë” shpërndan hiq më pak se 150 iftare në natë për një muaj resht sa zgjat Ramazani.

“Këtë vit pasi muaji i Ramazanit bie në muajin qershor, gjegjësisht në kohën e provimeve për studentët, synimi i sofrës është ndihma dhe të qenunit afër kësaj kategorie njerëzish – intelektualët e ardhshëm. Këtë vit një iftar kushton 150 denar, dhe sëbashku me një kolektiv të organizuar mirë bëjmë çmos t’a arrijmë qëllimit bashkërisht për të shpërndarë sofra iftari, duke u motivuar nga një citat profetik “Kush ushqen një agjërues e ka shpërblimin njëlloj sikur ka agjëruar” u shpreh për Tetova1 Ekrem Rufati- kordinator i këtij projekti nga Agimi i Bamirësisë.
Organizatorët e këtij aktiviteti aq human dhe të qëlluar kanë faleminderuar të gjithë përkrahësit dhe donatorët të cilët si çdo vit edhe këtë Ramazan janë bërë shtytje që ky aktivitet të vazhdoj duke u rritur dhe përmirësuar./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit