1500 fluturime në javë, Balla: Rinasi, porta më e madhe hyrëse në Ballkanin Perëndimor

Mos i humb

Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot se aeroporti “Nënë Tereza” është porta më e madhe ajrore në Ballkanin Perëndimor, me 1500 fluturime në javë.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, ministri Balla, i shoqëruar nga ministri britanik Michael Tomlinson, vëzhguan nga afër punën që zhvillohet në pikat e kontrollit kufitar në aeroportin e Rinasit.

“Bashkë me ministrin britanik Michael Tomlinson në Aeroportin “Nënë Tereza”, porta më e madhe ajrore në Ballkanin Perëndimor, me mbi 1500 fluturime në javë. Vizitë edhe në Qendrën e Komandës Operacionale, e ngritur falë mbështetjes financiare të Mbretërisë së Bashkuar”, shkruan Balla.

“Në vitin 1991 në këtë aeroport fluturonin 3 avionë në javë. Sot kemi 1500 fluturime në javë. Ky është numri më i madh i fluturimeve në Ballkanin Perëndimor”, tha Balla.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit