Ushtarët e Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA), të cilët vazhdojnë aktivitetet e kërkimit-spastrimit në Tel-Abjad të Sirisë të spastruar nga terroristët me operacionin “Burimi i Paqes”, identifikuan një kamion me bombë të kurthuar nga organizata terroriste YPG/PKK dhe kështu parandaluan një sulm të mundshëm terrorist.
Ushtarët ndaluan një kamion të dyshimtë, i cili hyri në qytet nga fshati Ajn-Arus që ndodhet në zonën rurale në jug të qytetit.
Ushtarët e Ushtrisë Kombëtare Siriane ndaluan dhe kontrolluan kamionin, i cili lëvizte në drejtim të Tel-Abjadit, dhe gjatë kontrollit hasën në një mjet shpërthyes. Kështu në sajë të vigjilencës së ushtarëve u parandalua edhe akti i organizatës terroriste.
Pasi kamioni u largua nga civilët filluan edhe punimet për shkatërrimin e mjeteve shpërthyese.
Organizata separatiste terroriste YPG/PKK edhe më herët ka ndërmarrë sulme me autobombë në qendër të qytetit Tel-Abyad.