DOKUMENTI/ Spahia: Pezullohen ndërhyrjet kirurgjikale në Spitalin e Shkodrës, shëndeti me racion si në diktaturë

Mos i humb

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia ka denoncuar në faqen e tij të “Facebook” se janë pezulluar sërish ndërhyrjet kirurgjikale në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Sipas Spahias kush është planifikuar për ndërhyrje kirurgjikale jo vetëm në repartin e Kirurgjisë, por tashmë, edhe në atë të Obstetrikës, duhet të presë.

Postimi i plotë i Bardh Spahias:

PEZULLOHEN SERISH NDERHYRJET KIRURGJIKALE

Ne zbatim te udhezimeve nga ministria, vijojnë urdhërat për ndërprerje të operacioneve edhe ne spitalin e Shkodres.

Kush është planifikuar për ndërhyrje kirurgjikale jo vetem ne repartin e Kirurgjise por tashme, edhe ne ate te Obstetrikes, duhet të presë, se shëndetësia e Rilindjes jep shërbim me racion per shkak te tejkalimit te buxhetit nga koncesioni i sterilizimit, e jo atëherë kur duhet!

Shëndeti me racion, si tollonat e kohës së diktaturës! Lavdi koncesioneve PPP!!!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit