16 vite nga tragjedia e Gërdecit

Mos i humb

Ditën e sotme shënohen 16 vite nga tragjedia e Gërdecit, ku 26 persona humbën jetën dhe mbi 300 të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec.

Paraditen e 15 marsit 2008, në Gërdec 10 km larg Tiranës ndodhi shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve, një shpërthim që u ndje fuqishëm edhe në kryeqytet.

Fillimisht ngjarja u klasifikua si një incident teknologjik, por ende sot pas 16 vjetësh familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi.

Familjarët e viktimave kanë vazhduar një betejë të gjatë ligjore, ndërkohë që sipas tyre,  përgjegjësit e tragjedisë kanë mbetur ende të pandëshkuar.

Aktualisht, dosja “Gërdeci” po shqyrtohet në Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ku i pandehur është edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Bilanci i shpërthimit në tragjedinë e 15 marsit 2008 në Gërdec ishte tragjik me 26 të vdekur, mbi 300 të plagosur dhe me mbi 100 shtëpi të rrafshuara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit