17.440 raste të reja dhe 37 vdekje nga Covid-19 në tri ditët e fundit

Mos i humb

Zyra federale e Shëndetit Publik (BAG) sapo ka raportuar 17,440 raste të reja pozitive me koronavirus.

Bëhet fjalë për rastet e regjistruara gjatë tri ditëve të fundit, pasi që, siç është njoftuar tashmë, BAG nuk raporton gjatë fundjavave.

Këto raste pozitive kanë rezultuar nga 82,026 teste të realizuara brenda tri ditëve.

Shkalla e pozitivitetit është 21.3 për qind. 259 njerëz duhej të pranoheshin në spital.

Po ashtu gjatë periudhës në fjalë janë raportuar 37 raste të reja të vdekjes.

Numrat e rinj të BAG: 5256 raste, 26,537 teste, 19,8% normë pozitiviteti, 11 vdekje.

Të premten, BAG kishte raportuar për 6634 raste të reja infeksioni dhe 10 vdekje.

Të enjten ishin 5256 infeksione dhe 11 vdekje ndërsa të mërkurën, 5596 raste pozitive dhe po ashtu 11 vdekje nga Covid-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit