2-vjeçarja mbyll veshët e qenit për të mos pasur frikë nga fishekzjarrët, momenti bën xhiron e rrjetit

Mos i humb

Ky është momenti i bukur kur një fëmijë dy-vjeçare mbyll veshët me duar, që për të mos pasur frikë qenushi nga fishekzjarrjet.

Vajza e vogël nga Kina jugore, sapo dëgjoi fishekzjarrët që shpërthyen aty pranë, mbylli menjëherë veshët e qenit me duart e saj të vogla.

2-vjeçarja donte në këtë mënyrë që qeni të mos dëgjonte zhurmën e shpërthimeve dhe të mos kishte frikë.

Sipas nënës së vajzës së vogël, zonjës Ëang, sa herë që shpërthejnë fishekzjarre aty pranë, gruaja ia mbulon me duar veshët vajzës së saj dhe i thotë se nuk ka asgjë për t’u frikësuar.

E vogla vendosi të bëjë të njëjtën gjë me qenin.

Kjo video e bukur është xhiruar në qytetin Gaoan, provinca Jianxi, Kinë, është postuar në rrjetet sociale dhe është bërë menjëherë virale.

Përdoruesit admiruan butësinë dhe mirësinë e vogëlushes për të mbuluar veshët e qenit të vogël për të mos pasur frikë nga zhurma e fishekzjarreve.

 

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit