27-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, në gjendje të rëndë për jetën

Mos i humb

ELBASAN– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, ku një 27-vjeçar ka rënë nga kati dytë i shtëpisë ku banonte. Ngjarja dyshohet si aksidentale.

Policia e Elbasanit njofton se i riu është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 17.01.2022, në fshatin Kusarth, Elbasan, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës ku banonte, shtetasi Xh. Gj., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit